Një person që ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur në pikën kufitare në Merdar.
Kjo pasi ai u ndalua nga policia në këtë pikë të premten.
Policia gjatë verifikimit ka parë se personi kërkohej nga gjykata dhe se më parë ishte raportuar i zhdukur.
I njëjti i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar person i kërkuar nga gjykata, ndërsa kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. I njëjti i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në raport.