Një atmosferë pak më ndryshe sot po e rrethon veriun e Kosovës në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Gazetari Sylejman Sylejmani që po raporton nga vendi i ngjarjes ka thënë se ndryshe prej viteve tjera, ky vit është me festiv pasi edhe kryetarët e komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit janë shqiptarë.
Po ashtu, në këtë ditë, për herë të parë po mbahet seancë solemne në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut, ku po merr pjesë kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.
Ndërsa, duke filluar nga ora 13:30, do të bëhet zbulimi i shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Jugut.
Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.