Abdixhiku uron Kosovën: Kujtojmë Rugovën dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për vendin tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Siç njofton LDK-ja, Abdixhiku ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit të Kosovës, Rugovën, “i cili themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi dhe të gjithë burrat e gratë që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë dhe na kanë mësuar se sa e shtrenjtë është liria e shtetësia”.

Kreu i LDK-së teksa ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë, po ashtu, shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me vendin dhe e mbështetën që të vijë kjo ditë.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme. Gëzuar 16-vjetori i pavarësisë, Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 ,në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika