Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë.
Xhaferi i ka uruar Kosovës edhe shumë vite të tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore.
“Urime ditëlindjen e 16-të pavarësisë Kosovë! I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë!
Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovare, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë!”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.