S’ka incidente ndëretnike në rajonin e Vushtrrisë

RTV Dukagjini sjell një raport mbi mosprezencën e incidenteve ndëretnike në rajonin e Vushtrrisë

Kur vjen mesdita dhe temperaturat shkojnë në maksimum, Zeqir Ademi e lë punën në kopshtin e tij dhe kërkon e ndonjë hije nën pemë.

Me kryetarin e fshatit, Bratislav Kostiq, bisedojnë për punët e përditshme, në veçanti për të mbjellat në Bahçe. Përkundër se i përkasin dy komuniteteve të ndryshme raportet i mbajnë shumë miqësore.

“Ne këtu jemi të sigurt, nuk kemi frikë prej askujt as serbët prej neve por as ne shqiptarët prej tyre. Nuk ka pasur probleme që ne me u frikësua prej njëri tjetrit”, deklaron Zeqir Ademi.

Se nuk kanë probleme mes vete e thotë edhe Bratislav Kostiq.

“Ne jetojmë pranë njeri tjetrit. Vajza ime është martuar ka qenë muzika në gjuhën serbe, por unë ju kam kërku falje fqinjëve të mi edhe në rregull kanë qenë. E njëjta ndodh edhe me argëtimin e tyre, me muzikën dhe gjuhën e tyre. Ne jemi krejt të lindur në Kosovë dhe kemi disa nevoja të ngjajshme. Kërkoj prej të gjjthëve të respektojmë njëri tjetrin sa më shumë”, shprehet Kostiq.

Shtëpia e Bratisllav Kostiqit, një ditë më parë ishte cak i një vizite të rëndësishme.  Këtu ishte shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Për këtë takim njoftoi edhe shefi i BE-së, ndërkaq një pjesë të madhe të deklaratës ia kushtoi incidenteve ndër-etnike, që sipas Szunyog janë shpeshtuar së fundmi.

“Ndërsa isha në Vushtrri së bashku me kryetarin Idrizi, vizitova fshatin Gojbulë për të biseduar me popullatën serbe të Kosovës. Incidentet ndëretnike ishin të rralla në Vushtrri deri në pandemi, por që atëherë janë intensifikuar dhe duhet të adresohen. Unioni Evropian është për të drejta të barabarta”, ka shkruar Szunyog, në llogarinë e tij në Twitter.

RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Zyra e Shefit të BE-së se në raportimet e cilit institucion bazohet kjo deklaratë. Por, për një gjë për të cilën nuk kanë kthyer përgjigje. Ngjashëm sikurse nuk kanë treguar se çka u bisedua në shtëpinë e Kostiqit. Ky i fundit thotë se mysafirëve iu ankua kryesisht për probleme për punësim dhe mungesë të infrastrukturës.

“Sa i përket bisedës tonë ne kemi folur per punësimin e të rinjëve serb, sepse në qendrën e komunës së Vushtrrisë janë telashet e infrastrukturës, kanalizimi, uji, ndriçimi dhe probleme të ngjajshme. Ata kanë kuptuar nevojat tona dhe ekzistojnë premtimet nga ana e tyre që jetesa e shqiptarëve dhe serbëve të bëhet edhe më e mirë. Serbët që sot jetojnë këtu janë mirë. Ke edhe prej atyre që vetëm e përshëndesin njëri tjetrin, ka nganjëherë edhe probleme prej njerzëve të caktuar që nuk dua ti’u përmendi nacionalitetin e tyre. Dje me kryetarin e komunës kemi biseduar për këtë dhe besoj që disa marrëveshje politike munden me ofru zgjidhje në jetesë më të mirë”, deklaron për RTV Dukagjinin Bratislav Kostiq.

Deklaratën për incidentet ndër-etnike e kanë demantuar edhe presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti. Edhe duke u bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës deklarata e Shefit të BE-së nuk qëndron.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se në rajonin e Vushtrrisë me fshatra, nga viti 2019 e deri në fund të prillit 2022 është raportuar një rast. Në vitin 2020 është raportuar një rast  ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, rast i  cili rast është kompletuar dhe është dërguar ne Prokurori”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Kjo përgjigje reflekton edhe në realitetin e fshatit me rreth 50 shtëpi të banueshme, banorët e të cilave i përkasin komuniteti shqiptar dhe serb.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika