“Çka kemi bërë ne ishte sikur në filma”, ish-luftëtarja e UÇK-së rrëfen për përballjen me forcat serbe

Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Malikie Ymeri-Hoxha, ka rrëfyer për përballjen me forcat serbe.

Në Televizionin Dukagjinin ekskluzivisht ajo ka treguar se për tri ose katër ditë nuk kanë pasur bukë për të ngrenë, ajo gjithashtu ka përmendur tri momente gjatë luftës që asnjëherë nuk i ka harruar.

“Muj me i përmend tri momente që nuk i harrojë asnjëherë. Njëri ka qenë kur u nisëm prej Zhegovcit për Marevc. Pas ofensivës së Zhegovcit, vëllai ma dha një çantë edhe më tha ki këtu diçka që duhesh me bartë edhe me rujt më shumë se vetën. Unë nuk e kom ditë kurrë çka ka pas në cantë dhe as sot nuk e di. Kur ecshim për Marevc, e kisha cantën në krahë, dhe u dashke me u ndal me pushu, se ecshim maleve kishte luftime gjatë rrugëtimit, u dashke mu ndal me pushu dhe me flejt, edhe pse kishte shi, qysh do qoftë u dashke me pushu. Dhe sa herë bisha e mërsha çantën te koka dhe flejsha një minutë ose dy.

Dhe njëherë ishte tu ra shi dhe Eminja më tha a pshtetemi shpinë për shpine se ishte ftohtë. Dhe u dashtë më hekë çantën me vendos nër kokë dhe kur na thanë me u qu shpejtë e me ecë. Dhe në atë moment jemi qu me ecë edhe e kam harru çantën, dhe mua mu duke që ecëm pak, s’kishim pas ec bash pak, por ishte edhe shumë errësirë dhe nuk u shike as 20 cm më larg. Mirëpo unë e mora guximin me u kthy me marrë çantën dhe me i zanë përsëri ushtarët. Edhe jom kthy dhe s’më ka vrenjtë askush që jam kthy. Në fund të kolonës ka qenë shefi i logjistikës, Nehat Ibrahimi dhe më ka kap përkrahi dhe me ka pyet kush je ti, e unë i kam thanë motra e Yllit”, ka treguar ish-ushtarja e UÇK-së.

Më tej ajo ka rrëfyer sfidën për të marrë çantën që ia kishte dhënë vëllait dhe më pas për t’u kthyer përsëri deri tek ushtarët e tjerë.

“Më ka pyet se ku po shkon, i kom tregu dhe është kthy me mu. Dhe jam shku drejt te çanta edhe pse su shike asgjë. E kapa çantën sikur është dritë, por pastaj kur u ktheva u lodhëm aq shumë, edhe pse të tjerët e kishim vrenjtë që nuk jemi edhe ishin nalë, mirëpo ke një sfidë për me i zanë ata”, ka thënë ish-ushtarja e UÇK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika