Një person dyshohet të jetë therur me thikë të shtunën e 17 shkurtit në Lipjan.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rastin, policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Lipjan / 17.02.2024 – 23:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e Lipjanit për shkak se dyshohet se ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.