Pesë të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në një përleshje fizike, të shtunën e 17 shkurtit në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se si pasojë e lëndimeve të marra të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor kurse dy prej tyre kanë marrë plagë nga mjeti i ftohtë, thika.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Luan Haradinaj-Prishtinë / 17.02.2024 – 04:50. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.