Opozita e shqetësuar me menaxhimin e shëndetësisë – Tri vjet dështim e ndërhyrje nëpër klinika

Partitë opozitare, kanë thënë se këto tri vite qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) e kanë karakterizuar skandalet, dështimet, ndërhyrjet nëpër klinika e mos menaxhimi i duhur i institucioneve shëndetësore

Partitë opozitarë në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar qeverinë Kurti se për tri vite qeverisje kanë lënë anash sektorin e shëndetësisë duke mos bërë investime e duke mos miratuar as një ligj substancial që vetë e kanë premtuar për këtë sektor.

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë thënë se këto tri vite qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) e kanë karakterizuar skandalet, dështimet, ndërhyrjet nëpër klinika e mos menaxhimi i duhur i institucioneve shëndetësore.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se këto tri vite kanë qenë vite të humbura me pak investime, me pak prioritete, e me ndërhyrje të mëdha.

Zemaj, i cili aktualisht është deputet i LDK-së, është shprehur se nuk ka pasur as një progres sa i përket ligjeve, duke shtuar se ka pasur edhe keqpërdorime në barna.

“Me një fjalë vite të humbura, pa prioritet, pak investime, pak kujdes, ndërhyrje të mëdha, ndërhyrje në pjesën profesionale, krijimi i një klime të keqe brenda institucioneve shëndetësore dhe pa legjislacionin. Pa asnjë progres sa i përket ligjit për shëndetësinë, sigurime shëndetësorë dhe ligjet tjera shëndetësore. Keqpërdorimet tjera në barna të cilat tash janë bërë pengesë dhe handikap i madh në shërbimet që marrin pacientët dhe qytetarët e republikës së Kosovës”, ka thënë ai për EO.

Zemaj ka theksuar se qeveria më shumë ka qenë e interesuar që të ndërhyj dhe të imponoj njerëz nëpër Klinika se sa të bëjë përfaqësim të denjë dhe menaxhim të mirë të institucioneve shëndetësore.

Kjo gjendje sipas tij, ka bërë që të kemi ikje të madhe të profesionistëve shëndetësor.

“Qeveria më shumë ka qenë e interesuar të ndërhyjë dhe imponoj njerëz nëpër Klinika dhe spitale të cilët kanë qenë në ndërrime e largime të mëdha, sesa përfaqësim të denjë dhe menaxhim të mirë të institucioneve shëndetësore. Nga kjo klimë ka vazhduar edhe ikja sidomos nga mosplotësimi i kushteve të punës në pjesën e infermierisë e mos të flasim për mjekët ku ikja e tyre është në rritje edhe këtë vit fatkeqësisht nga kjo gjendje që krijuar viteve të fundit”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se premtimet e qeverisë për shëndetësinë janë mbetur vetëm premtime dhe se ato nuk janë realizuar as njëra.

Ai tha se brenda këtyre tri vite qeverisje ka pasur skandale të një pas njëshme që kanë tronditur opinionin.

“Premtimet e qeverisë mbeten vetëm premtime, por brenda këtyre tri viteve shëndetësinë tonë mund ta klasifikojmë me këtë qeveri si qeveri e skandaleve dhe dështimin në sektorin e shëndetësisë. Brenda këtyre tri viteve ne kemi parë skandale të një pas njëshme në shëndetësinë tonë, skandale që kanë tronditur opinionin tonë. Vrasja e gruas shtatzënë para Gjinekologjisë, gjymtimi i foshnjës në lavatriqën e spitalit të Pejës, djegia e pacienti në Klinikën e Psikiatrisë, kanë qenë skandalet ato të cilat e kanë dominuar sektorin e shëndetësisë brenda këtyre tri viteve përfshirë këtu edhe dështimet e një pas njëshme.

Haxhiu tha se qeveria për tri vite nuk ka qenë e aftë që të miratoj as një ligj, duke e përmendur këtu ligjin për sigurime shëndetësor si dhe strategjinë për shëndetësi.

“Dështim në miratimin e strategjisë për shëndetësi, për tri vite nuk kanë qenë të aftë të miratojnë një strategji për shëndetësisë, për tri vite nuk kanë qenë të aftë që dy ligjet bazike për shëndetësi të cilat i kanë proklamuar vetë. Deri sa nuk kanë qenë të aftë të miratojnë as ligj për tri vite si mund të presim nga këta që mund të bëjnë diçka tjetër. Ky degradim ka vazhdua edhe dështim në investimet kapitale, në blerje të barnave, aparatura mjekësore edhe më dhimbshmja sot mbetët dështimi në ruajtjen e kuadrit shëndetësorë në Kosovë, pra në tersi mund të vlerësohet si qeverisje e skandaleve dhe dështimeve në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kjo qeverisje edhe pse ka pasur mazhorancen në Kuvend nuk ka qenë efikase.

Ai ka thënë se ajo që bie në sy janë krizat e shumta që janë prodhuat në fushën menaxhimit.

“Së pari ne si opozitë e kemi kritikuar këtë qeverisje për shkak se kjo qeverisje ka pasur numrin maksimal të deputetëve në Kuvend, pra ka pas mazhorancë, ka pas mundësi që të jetë shumë më efikase. Realisht ajo çka bie në sy është krizat e shumta që i ka provo fusha menaxhimit, prandaj kjo qeverisje ka shkel neper mina të veta, që i ka qit ma herët”, ka thënë ai.

Dereshaj ka shtuar se qeveria aktuale nuk e ka treguar efikasitetin e duhur as për së afërmi për atë se çka e shprehin në publikë.

“Ndërsa sa i përket sektorëve të ndishëm, që e brengosin komplet qytetarin dhe shoqërinë e vendit, siç e sheh mundësia siç është arsimi, siç është infrastruktura, siç janë projektet kapitale, kjo qeverisje nuk ka treguar efikasitetin e duhur, as për së afërmi atë çka e shprehin”, ka thënë ai për EO.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika