Kurti: Funksionalizimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, obligim që po përmbushet

Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, tha kreu i ekzekutivit, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se funksionalizimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë “është një obligim që po përmbushet ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”.

Në një postim në Facebook, Kurti ka falënderuar asociacionet e familjarëve të të zhdukurve për angazhimin e tyre ndër vite, për dokumentimin e krimeve të zhdukjeve me dhunë nga Serbia.

Dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, shtoi më tej ai.

“Në 16-vjetorin e Pavarësisë, dje ishim në Institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me Drejtorin Ekzekutiv, z. Atdhe Hetemi, dhe me Kryetarin e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, z. Ahmet Grajçevci, për ceremoninë e pranim dorëzimit të dokumenteve të para në këtë Institut”, shkroi ai.

“Falënderoj z. Grajçevcin dhe asociacionet e familjarëve të të zhdukurve për angazhimin e tyre ndër vite, për dokumentimin e krimeve të zhdukjeve me dhunë nga Serbia”, shtoi Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se ky vit shënon 26-vjetorin e një prej kapitujve më të dhimbshëm në historinë e vendit, krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë por në anën tjetër po këtë vit festohet edhe 25 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Ne po angazhohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë çfarë ka ndodhur gjatë luftës së fundit në vendin tonë”, tha ai.

Këto materiale sipas Kurtit do të arkivohen, do t’i shërbejnë institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

“Kështu që sot ju ftoj të gjithëve që të bashkoheni në këtë nismë të rëndësishme. Qëllimin e kemi të përbashkët për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika