Gazetari Valon Rashiti dhe analisti, Faruk Statovci, nuk po pajtohen assesi me njëri-tjetrin.
Ata kanë debatuar përsëri me tone të larta në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini.
Rashiti pretendoi se Statovci “nuk dinë shkrim-lexim” dhe ka probleme elementare në drejtshkrim.
“Ti s’dinë as me shkru. Ti s’dinë shkrim-lexim, jam i bindur. Unë t’i kam parë shkrimet e tua në Facebook, ke probleme elementare në drejtshkrim. Rezultatet i ki katastrofë, çfarë trajneri je ti?,” tha ai.
Ndërsa, Statovci iu kundërpërgjigj duke thënë: ”Këtu për sport ti shoku jem dy lidhje bashkë nuk i ki”.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.