Pas gjashtë javësh gjyqi, juria e Gjykatës së qarkut në Fairfax të Virginias ka shpallur aktorin, Johnny Depp si fitues të çështjes.
Pas 13 orësh diskutimi, të mërkurën, juria e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra bëri të ditur vendimin në bazë të së cilit Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese.
Ndërkohë, aktori i “Pirates of the Caribbean” mbështetej nga shumë fansa jashtë ambientit të Gjykatës së lartëcekur.
The crowd outside the courthouse is screaming and cheering.#JohnnyDepp #AmberHeard pic.twitter.com/5LAxfmgGsy
— Cathy Russon (@cathyrusson) June 1, 2022
Depp kishte ngritur një padi kundër ish-bashkëshortes së tij për një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi në “The Washington Post”, në të cilin ajo e quajti veten “një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”.