Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Podujevë dy persona kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitë përkatëse dhe janë gjetur 12 gëzhoja të plumbave dhe një predhë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti.
“Fsh. Sfeqel, Podujevë 18.02.2024 – 21:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një predhë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe vrasje në tentativë”