Të mirët e Qeverisë Kurti 2 sipas analistëve të “Debat Plus”

Të ftuar në Debat Plus, analistët kanë vlerësuar ministrat përbërës të qeverisë së dytë të Kurtit

Në një diskutim mbi qeverinë e dytë të Kurtit, analistët e Debat Plus kanë zgjedhur ministrat që sipas tij tyre, janë të mirët e kësaj qeverie.

Megjithëse tregoi pakënaqësit e tij në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, Imer Mushkolaj ka vlerësuar në mënyrë pozitive Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sepse kjo e fundit, sipas tij, ka bërë disa ligje e iniciativa dhe sipas tij është me transparente se të tjerët.

Sipas Ylli Hoxhajt, ministri i cili ka performuar mirë është Hekuran Murati i cili sipas tij, ka sjellur një rritje të të hyrave buxhetore e njëherësh është ballafaquar me mungesën e mjeteve. Gjithashtu, ai ka theksuar se përpjekja e Albulena Haxhiut është e duhur megjithëse suksesi i saj ne reformë është në pikëpyetje.

Sipas Visar Ymerit, Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert është një ministër i suksesshëm sepse është treguar i mirë në reformat dhe realizimin e punëve të planifikuara gjersa e ka cilësuar si menaxhues të mirë me një qasje jokonfliktuoze.

Megjithëse thekson se “ka pas momente dhe probleme në raport që ato çka kanë ardh nga komisioni i Venedikut” Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbetet në listën e deputetëve të mirë.

“Edhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, ka treguar një vendosmëri te mire përkundër sulmeve edhe brenda VV-së, ka treguar një lloj integriteti”, ka shtuar Ymeri duke mos lënë anash as Sveçlën për të cilin thotë se “njëkohësisht edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar nje angazhim korrekt me nje dinamizim me trajtimin e rasteve brenda policisë.

Ndërkaq, Vehbi Kajtazi thotë që në listën e qeverisë së dytë të Kurtit mungon Arben Vitija.

“Kam nje respekt per Hajrullah Çekun ngase ka një elegancë të qeverisjes. Kam vlerësim pozitiv edhe për Elbert Krasniqin”, thotë ai gjersa ka theksuar vlerësimin e tij për Ministren e Ministrisë së Industrisë, Rozeta Hajadarin.

“Kam një vlerësim pozitiv e veçanërisht për ligjin e naftës, një ligj i realizuar pas 12 viteve”, thotë Kajtazi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika