Osmani: Miqësia me SHBA-në, testament i rrënjosur thellë

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “testament i rrënjosur thellë”.

Kështu ka deklaruar Osmani teksa mori pjesë në shënimin e ditës së presidentit amerikan në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Gjithashtu, Osmani foli edhe për presidentin e tanishëm të ShBA-së, Joe Biden, angazhimi i të cilit për Kosovën ka nisur që herët, për të vazhduar edhe si nënpresident, por edhe tani si president i SHBA-së, duke dëshmuar si një mik i madh i vendit dhe i popullit tonë.

“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë, i rrënjosur thellë në marrëdhëniet tona”, ka thënë Osmani.

Kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, i cili kujtoi fjalët e ish-presidentit Clinton, përmes të cilave shprehet arsyeja e angazhimit të tij për popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit dhe falënderimin e tij për popullin kosovar për respektin e treguar ndaj tij.

E sa u përket raporteve – tashmë kritike – në mes të Kosovës dhe ShBA-së, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, edhe pse si aleatë, nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdoherë.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër, por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash ne jemi partnerë, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë, në çdo vend, për gjithçka,” ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika