Tradita për Ditën e Presidentit të SHBA-ve në Kosovë, Hovenier ndihet i nderuar

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se është ndier i nderuar që bashkë me Osmanin festuan Ditën e Presidentëve të SHBA-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar nderimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pranë statujës së ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se është ndier i nderuar që bashkë me Osmanin festuan Ditën e Presidentëve të SHBA-së.

Ai thotë se kjo tashmë është bërë traditë në Kosovë.

“I nderuar që i bashkohem presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të festuar Ditën e Presidentëve të SHBA. Është bërë traditë në Kosovë që të shënohet Dita e Presidentit, duke bërë homazhe te statuja e presidentit Bill Klinton”, shkroi ai.

Osmani ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “testament i rrënjosur thellë”.

Kështu ka deklaruar Osmani teksa mori pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë.

Gjithashtu, Osmani foli edhe për presidentin tanishëm të ShBA-së, Joe Biden, angazhimi i të cilit për Kosovën ka nisur që herët, për të vazhduar edhe si nënpresident, por edhe tani si president i SHBA-së, duke dëshmuar si një mik i madh i vendit dhe popullit tonë.

“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë, i rrënjosur thellë në marrëdhëniet tona”, ka thënë Osmani.

Kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili kujtoi fjalët e ish-presidentit Clinton përmes të cilave shprehet arsyeja e angazhimit të tij për popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit dhe falënderimin e tij për popullin kosovar për respektin e treguar ndaj tij.

E sa i përket raporteve – tashmë kritike – mes Kosovës dhe ShBA-së edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, edhe pse si aleatë, nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdoherë.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër, por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash ne jemi partnerë, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka,” ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika