Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se aktualisht nuk ka plane për një raund të radhës të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kështu ka thënë ai në një përgjigje për agjencinë e lajmeve “Beta”.
“Aktualisht nuk disponojmë me bazën e nevojshme për të njoftuar seancën e ardhshme të dialogut në nivel të lartë,” u shpreh ai.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte shprehur se priste një ftesë nga Brukseli së shpejti dhe shprehu nevojën për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë.
Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka nënvizuar se stabiliteti i vazhdueshëm dhe paqja në rajon janë të mundura vetëm përmes procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.