Shqipëria në zi, të enjten i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Të enjten e dy qershorit do t’i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë më 28 maj në moshën 55 vjeçare.

Sipas protokollit zyrtar, nga ora 10:00 deri në 12:00 do të zhvillohet ceremonia e homazheve në mjediset e presidencës, më pas trupi i pajetë do të niset drejt varrezave të Sharrës.

Dy qershori është shpallur ditë zie në Shqipëri, dhe me vendim të qeverisë, flamuri do të ulet në gjysmështizë në institucionet shtetërore dhe publike, në nder të ish-kreut të shtetit.

Ndërkaq, gjatë të mërkurës së një qershorit kanë nisur homazhet në sallën “Skënderbeu” të presidencës shqiptare në nder të ish-presidentit.

Ish-Presidenti Nishani, ndërroi jetë të shtunën në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Kush ishte Bujar Nishani?

Më 24 korrik 2012, Nishani është betuar në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës, ndërsa mandatin e tij e ka përmbyllur më 24 korrik 2017.

Ndryshe, Nishani ishte presidenti i pestë i Shqipërisë pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, i cili karrierën e tij e ka filluar më 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike.

Bujar Nishani, ish- presidenti i Shqipërisë

Në vitin 2001, ishte Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën.

Më 2003, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës nga lista e Partisë Demokratike.

Në vitin 2005, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Ndërsa, në korrik të vitit 2005, zoti Nishani është zgjedhur deputet në zonën elektorale 34 në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 deri në shtator 2009 ai ka mbajtur portofolin e Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa nga shtatori 2009 deri në prill të vitit 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë, për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012.

Nishani ishte i martuar me Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersin dhe Fionën.

Politikanët kosovarë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit Nishani

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika