Pozitën e ka të shefes së shtetit, por për tema të rëndësishme nuk është se flet e para.
Ndonëse për cështjen e diniarit flitet tash e një muaj e mardhëniet me Amerikën, për këtë cështje ka folur tek këtë fundjavë dhe atë ne një media arabe.
Aty, Presidentja e Kosovës tha se Qeveria me aleatët duhet të ulen e të merren vesh rreth çështjes.
Mos inkuadrimi në cështje të rëndësishme për Kosovën, Osmani e pati edhe më parë.
Analisti Shkelzen Maliqi, thotë se Osmani ka zgjedhur të luaj rolin pasiv në cështje të kruciale për vendin.
“Kurti I pëlqente të merrte masa siq ishin target pa kordinim dhe pastaj kishte pasoja e vones gati dy vite edhe Presidentja ka qenë shumë e heshtur ndoshta I ka pelqy kjo menyrë”, tha a Shkelzen Maliqi-Analist.
Maliqi, ka një sqarim për reagimet e vonshme të presidentes.
Kritika për presidenten Vjosa Osmani, ka edhe një ish këshilltarë i ish presidentit Hashim Thaci, që para Osmanit ishte në krye të shtetit.
Artan Behrami thotë se mënyra se si reagon e para e shtetit nga pozita e saj, janë të kundërta me atë që shkruhet në Kushtetuten e vendit.
“ Është e kunderta e asaj që përshkruhet më rolin kushtetues, pasi roli i saj është që të udhëheq me politiken e jashtme dhe si udhëheqëse e politikes së jashtme duhet të marr rol aktiv për ti ruajtur marrëdheniet jetësore që janë më Shtetët e Bashkuar të Amerikës”, tha Artan Behrami-Ish-këshilltar i Thaçit.
Për temen e dinarit, nënsekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, para disa ditësh deklaroi se “Nëse Qeveria e Kosovës, nuk e konsideron ShBA-në si partner, as qeveria nuk do të konsideohet si partner i ShBA-së”.
Ngjashëm si ky, edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovernier, tha se kjo çështje e ka prekur cilësinë e raportive Kosovë – Shtete të Bashkuara të Amerikës.