Dhuna që ushtroi një burrë ndaj gruas së tij përfundoj me lëndime të renda trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, një grua në Podujevë një ditë më parë ka marr trajtim mjeksorë, pasi bashkëshorti i saj i shkaktoi lëndime të rënda në dorë.
Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe dhunë në familje, derisa i dyshuari tashmë është në mbajtje, pas arrestimit.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE Podujevë 18.02.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe e njëjta ka lëndime të rënda në dorë (frakturë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk kanë dhënë informacione për rastin konrekret nën arsyetimin se rasti i ndjeshëm dhe rastet e tilla janë të natyres konfidenciale.
Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje që ka ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë, pasi që raportin e Policisë janë edhe 4 raste të tjera.
Rastet e vazhdueshme të dhunës në familje, ku viktima kryesisht janë gratë, po vlerësohen shqetësuese, nga organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave.
Neri Ferizi, nga organizata “Fourth Ëave” thotë se institucionet duhet të zhvillojnë më shumë fushata për të parandaluar dhunën në familje.
“Eshtë shumë e rëndësishme që shteti ndoshta nuk mundet me me nderhy në shtëpi, por përmes mediave informuese, përmes mediave sociale me e informu denimin, per denimet qe munden me pesu, ose per rastet kur njerzit mendojne se kane te drejtë”, tha Neri Ferizi nga Organizata “Fourth Ëave”.
Në anën tjetër, avokati Florim Shefqeti thotë se duhet të ketë hetim më profesional në këto raste dhe dënime më të ashpra për kryrësit e dhunës.
“Ne konsiderojmë se rastet e dhunës në familje duhet të bëhet hetimi më i plote, nga fakti se kemi pare disa raste ne praktike ku kjo e drejtë e paleve, është e ekzagjeruar apo eshte perdourr për të arritur qellime te tjera, mbi kete baze konsiderojme se hetimi duhet te jete ne nivelin me te larte, te vertetohet apo te provohet e drejta”, tha Florim Shefqeti, avokat.
Gjatë vitit të kaluar në vendin tonë janë raportuar rreth 2.000 raste të dhunës në familje, derisa institucionet vazhdimisht janë kritikuar nga shoqëria civile për mos trajtim adekuat të këtyre rasteve.