Blinken: Shqipëria, partnere e vjetër e ShBA-së e aleate e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka thënë se Shqipëria është partnere e vjetër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe aleate e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tund me dorë teksa hipi në një aeroplan, rrugës për në Arabinë Saudite, Reuters.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar për vizitën e tij në Shqipëri, të realizuar më 15 shkurt.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Blinken ka thënë se Shqipëria është partnere e vjetër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe aleate e NATO-s.

“Javën e kaluar realizova udhëtimin tim të parë si sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Në Shqipëri, me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt suksesit në Bashkimin Evropian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Blinken.

Ndryshe, më 15 shkurt, Blinken, zhvilloi një vizitë disaorëshe në Tiranë, ku mbajti takime me zyrtarët shqiptarë.

Pas takimeve, ai dhe kryeministri Edi Rama mbajtën një konferencë për medie, duke përcjellë disa mesazhe lidhur me situatën në Ballkan, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Në konferencë, Blinken ka vlerësuar sfidat e Ballkanit në fillimet e punës së tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm të presidentit Joe Biden në rajon.

Ai ka thënë se shqetësimi kryesor është të shmangen përsëritjet e ngjarjeve të viteve ’90 dhe të përkushtohen për integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Sekretari amerikan i shtetit përcolli mesazhin se SHBA-ja do të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ai përmendi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga e duhur, dhe se SHBA-ja është e vendosur për t’i mbështetur të gjitha vendet e rajonit në rrugën e integrimit.

Megjithatë, Blinken nuk iu përgjigj pyetjeve rreth vendimit të BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama në fjalën e tij vuri në dukje se Kosova duhet të konsultohet me aleatët e saj për çdo hap të mundshëm dhe të mos e shohë veprimtarinë e vet si të pavarur nga ndërkombëtarët.

“Veprimet që nuk konsultohen dhe koordinohen mund të sjellin ndonjë votë, por nëse politika e jashtme kthehet në instrument të politikës së brendshme, nuk fitohet e ardhmja”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

Rama ka theksuar rolin e rëndësishëm të SHBA-së në pavarësinë e Kosovës dhe i inkurajoi institucionet të mos ndërmarrin hapa të pakonsultuara me aleatët.

“Është mirë që shqiptarët kudo që janë, duke nisur nga ata në Kosovë, të mos harrojnë asnjëherë se pa SHBA-në s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës”, ka thënë Rama.

Po ashtu, kryeministri Rama lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka theksuar se Kosova duhet të përparojë edhe unilateralisht, duke u konsultuar me aleatët e saj strategjikë.

Blinken e Rama nga Tirana me “mesazhe të përbashkëta” për Kosovën e për dialogun me Serbinë

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika