Haradinaj i reagon Kurtit për raportet me SHBA-të: Përpjekje dëshpëruese për të fshehur mospajtimet aty ku s’duhet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të ekzekutivit, i cili ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, por se kjo nuk do të thotë që dy vendet “pajtohen absolutisht për gjithçka”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se jo për gjithçka pajtohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i konsideron si “përpjekje dëshpëruese të tij për të fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë”.

Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të ekzekutivit, i cili ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, por se kjo nuk do të thotë që dy vendet “pajtohen absolutisht për gjithçka”.

Kreu i AAK-së thotë se për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët.

E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim, por edhe orientim i pandryshueshëm i yni. Deklaratat e kryeministrit se jo për gjithçka pajtohemi me Shtetet e Bashkuara, janë përpjekje dëshpëruese të tij për t’i fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë.  Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët! Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Kurti tha se Qeveria e tij duhet ta respektojë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb, sepse me Kushtetutë dhe ligj e ka për detyrë.

SHBA-ja është shprehur e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit – valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga Serbia që nga paslufta, më 1999.

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Kosova duhet të tërhiqet nga ky vendim që “e vë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në”.

Ngjashëm insistoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se vendimi për dinarin i ka prekur tashmë raportet në mes të dy vendeve.

Kurti, megjithatë, këmbënguli se “raportet janë shumë të mira” dhe se ai “i qëndron kësaj fjale”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika