Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.Gj, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit A.GJ iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, e cila masë do të zgjasë deri me datë 19.03.2014. Masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2.1, të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.