Tomë Gashi: Me veprimet në veri, Kurti e ka kthyer sovranitetin dhe dinjitetin 

Avokati Tomë Gashi ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti për veprimet e tij në veri të Kosovës. Sipas Gashit, Kurti ka bërë më shumë për tri vjet se sa qeveritë e mëparshme. Gashi thekson se Kurti ka integruar veriun dhe ka rikthyer sovranitetin dhe dinjitetin e Kosovës

Avokati Tomë Gashi ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti për veprimet e Qeverisë së tij në veri të vendit.

Sipas Gashit, me veprimet në veri për gjatë tri vjetësh, Kurti ka bërë më shumë se qeveritë e kaluara për 22 vjet.

“Në atë moment që populli i Kosovës, jo serb, sepse me i pyet një pjesë të këtyre që udhëheqin Serbin֝ë, Albin Kurti nuk duhej të ishte gjallë hiç. Po në atë moment që gjendet një alternativë më e mirë se Kurti, unë i pari e votoj, por gogja për një periudhë të gjatë nuk ka zëvendësim. Dhe posaçërisht, populli nuk është budalla, populli po e sheh se çfarë veprimesh që ky ka bërë, për më pak se tri vjet e ka integruar veriun, që veç formalisht ishte në Kosovë.

Dhe të gjitha protezat tjera që i ka bërë me veriun, Albin Kurti e ka kthyer sovranitetin, e ka kthyer dinjitetin… ia ka vlejtur në kuptimin e sovranitetit, shtrirja e flamurit të Kosovës anekënd Kosovës edhe në veri edhe në jug edhe ndokund”, ka thënë Gashi në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika