Pas 21 vjetësh në burg, një person nga Kalifornia doli i pafajshëm nën akuzat për vrasje

Alexander Torres kishte kaluar 21 vjet në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer. Pas 21 vitesh ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe pjesën tjetër të jetës pritet ta kalojë në liri

Në këtë foto të siguruar nga Projekti i Pafajësisë në Kaliforni, avokatja e stafit Audrey McGinn ngre dorën e Alexander Torres pasi ai u lirua nga një Qendër e Drejtësisë Penale në Los Anxhelos më 19 tetor 2021

Burri nga Kalifornia i cili i kaloi 21 vjet në burg për një vrasje të pretenduar për të cilën tha se nuk e kishte kryer, është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Alexander Torres, doli në konferencë për media bashkë me Prokurorin e Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascón dhe anëtarët e Projektit të Pafajësisë në Kaliforni, i cili luftoi për shfajësimin e tij.

“Torres ishte aq i ri kur u dënua për një krim që nuk e kreu. Ai meriton një shans për të filluar të jetojë vërtet jetën e tij, “tha avokatja Audrey McGinn nga Projekti i Pafajësisë në Kaliforni.

“Jam shumë e emocionuar të shoh se Alex-i por ribashkohet me familjet dhe të dashurit e tij”.

Torres-i 20 vjeçar, ishte pjesë e një bande të rrugës kur u akuzua se u hodh nga makina dhe qëlloi Martin Guitron-in, anëtar i bandës rivale në periferi të Paramount më 31 dhjetor 2000.

Guitron u qëllua tetë herë me pistoletë.

Torres, ishte arrestuar më 18 janar të vitit 2001.

Të dhënat e gjykatës thonë se Torres-i u tha hetuesve se me të ndjerin kishte pasur konfrontim, duke përfshirë edhe një sherr pasi makina e nënës së tij ishte vandalizuar, por sipas tij ai nuk u largua fare nga shtëpia në natën kur kishte ndodhur vrasja.

Të afërmit e tij në dëshminë  e tyre thanë se Torres e kishte lënduar dorën pas një përleshjeje me Guitron disa javë më parë. Në kohën kur kishin ndodhur të shtënat ai e kishte një gisht të thyer dhe po ashtu kishte të vendosur gips në krahun e tij nga bërryli gati deri në majë të gishtave.

Torresu dënua më 12 qershor të vitit 2001 për vrasje të shkallës së dytë me pretendimet se ai e kishte përdorur armën gjatë kryerjes së krimit.

Ai ishte dënuar me 40 vjet heqje lirie në burgun e shtetit.

Megjithëkëtë, në vitin 2006, sipas një dosjeje gjyqësore,  një hetues privat i punësuar nga vëllai i Torresit, e intervistoi shoferin e veturës që u përdor për arratisje, i cili tha se Torresi nuk ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhën të shtënat dhe se një person tjetër e kreu vrasjen.

Prokurorët kishin thënë se ai person ngjanë shumë me me Torresin.

Tetorin e kaluar, Torres u lirua nga burgu pasi gjykatësi e anuloi dënimin e tij me kërkesë të tij  dhe Njësisë së Integritetit të Dënimit të zyrës së prokurorit të qarkut, e cila citoi “prova të zbuluara rishtazi” se dikush tjetër e kreu vrasjen.

Prokurorët thanë se ai person, i identifikuar vetëm si “Individi 2”, në dosjen gjyqësore, është duke e vuajtur dënimin me  burg për një seri grabitjesh me armë të kryera pas të shtënave.

Në prill, Zyra e Prokurorit të qarkut dhe Projekti i Pafajësisë i kërkuan një gjyqtari një konstatim të “pafajësisë faktike” në këtë çështje, duke argumentuar së bashku se “nuk ka asnjë provë të vetme të besueshme ose kredibile që Torres ka kryer krimin” dhe se, në fakt, “një mbizotërim i provave” tregon se ai është i pafajshëm.

Mocioni u pranua.

Prokurorët thanë se po hetonin për të mbledhur prova të mjaftueshme për të akuzuar autorin e vërtetë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika