Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se është vështirë që në raundin e dytë të fitojë një shqiptar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se ka gjasa që për herë të parë një kandidat shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, të shkojë në raundin e dytë.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Taravari ka thënë është vështirë që në raundin e dytë të fitojë një shqiptar.

“Ka gjasë reale që këtë herë kandidati shqiptar për president të shkojë në raundin e dytë në balotazh dhe e shohim, nuk dua të jem superoptimist, por varësisht edhe prej konkurrencës dhe kandidatëve të tjerë, shpresa duhet të ekzistojë edhe pse është vështirë dhe rëndë me këtë mentalitet në Maqedoni… ekzistojnë gjasat. Nëse shkojmë në raund të dytë, mund të them me siguri se ka gjasa reale që të shkohet në raund të dytë për herë të parë një kandidat shqiptar. Pse të mos bëhet një shqiptar”, tha ai.

Ai thotë se ka shprehur interes që të sfidohet, andaj edhe e ka shpallur kandidaturën për president.

“Është mision i vështirë në Maqedoni.. për të pritur që të shkohet në raund të dytë ekzistojnë gjasa reale, por për të fituar në raundin e dytë është e vështirë sepse maqedonasit shumë rëndë votojnë një shqiptar. Është punë e sovranit i cili voton dhe mendoj që ekzistojnë gjasa, dëshira është tjetër punë. Kam shprehur interes që të sfidohem. Jam ende brenda partisë ‘Aleanca për Shqiptarët’”, tha ai.

“S’e mohoj që kemi negociuar me Ali Ahmetin, s’kam thënë se shkoj me BDI-në”

Taravari ndonëse nuk e ka mohuar që ka negociuar me Ali Ahmetin – kryetarin e BDI-së, megjithatë ai thekson se asnjëherë nuk ka thënë se do të shkojë me BDI-në.

“Nuk e mohoj që kemi negociuar me Ali Ahmetin. Asnjëherë nuk kam thënë se shkoj me BDI-në. Opsioni që e zgjedh Zjadin Sela është që sigurt fiton BDI-ja në palën shqiptare. I kam thënë Selës para dy javësh në takimin e fundit, më jep shans një palë zgjedhje, unë kurrë nuk të kam kundërshtuar. 8 maj nuk ndodhi ndryshimi, unë jam dorëheqje të parevokueshme. Unë iu garantoj, anketat e fundit i shoh… raporti është diku plus dy – tre deputetë opozitë e bashkuar përkundër BDI-së”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika