Më herët është njoftuar se është ndalur qarkullimi i kamionëve me mallra, si në hyrje, ashtu edhe në dalje në pikën kufitare në Jarinjë. Kjo u bë për shkak se sistemi i doganës serbe nuk funksiononte.
Por, pas rreth 5 orësh, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka nisur përsëri qarkullimi.
“Më datë 20.02.2024, në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra, si në hyrje ashtu, edhe në dalje të RKS-së”, thuhej në njoftim.