Policia jep detaje për “vrasjen në tentativë” në Vushtrri, kishte mosmarrëveshje pronësore

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për “vrasjen në tentativë” në Vushtrri, ku tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Ndërkaq, njëri nga të lënduarit (viktima) ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është transferuar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh, incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshjeje për shkak të pronës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Hetimet po zhvillohen për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Lëndim trupor” dhe ” armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe: Tre të lënduar – njëri me plagë nga arma e zjarrit pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika