Çështja e dinarit, Bislimi: Qeveria do të dalë me 10 masa që qytetarët të mos dëmtohen

Ai në tryezën me temën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, tha se Qeveria është e vetëdishme se zbatimi i rregullores së BQK-së, për cështjen e dinarit, mund të shkaktojë vështirësi te komuniteti serb të cilët marrin ndihma nga Serbia.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se ditëve në vijim, Qeveria e Kosovës do dalë me një listë prej 10 masash, në lidhje me dinarin serb.

Ai, në tryezën me temën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, tha se Qeveria është e vetëdijshme se zbatimi i rregullores së BQK-së për cështjen e dinarit mund të shkaktojë vështirësi te komuniteti serb, të cilët marrin ndihma nga Serbia.

Përmes këtyre 10 masave, sipas tij, do të tentohet që qytetarët të mos dëmtohen ekonomikisht.

“Jemi të vetëdijshëm që në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për qytetarë që marrin mbështetje nga Serbia. BQK ka nxjerrë një varg aktivitete dhe masa që tenton ta zbutë këtë. Ditëve në vijim Qeveria do të dalë me një listë prej 10 masave që ne do të tregojmë që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare. Por që do të garantonte zbatimit në plotëni të formalizimit të pagesave”, ka thënë ai.

Ai theksoi se rregullorja e re e BQK-së nuk e ka objektiv të merret me monedhat që janë në qarkullim, por me rritjen e sistemit bankar dhe atyre të pagesave.

“Rregullorja nuk e ka objektiv me asnjë monedhe që është në qarkullim. Fokusi kryesor ka qenë rritje e sigurisë e sistemit bankar dhe të pagesave. Kjo siguri ka qenë e atakuar nga tri elemente: Elementi i parë ka qenë nga një proporcion tejet i madh i shfrytëzimit 500 euro në qarkullim. Monedha të tilla në një ekonomi të vogël si Kosova, zakonisht përdoren kur kemi të bëjmë me transaksione jashtë ekonomisë formale. Kjo brengë e BQK-së ka qenë legjitime për pak javë, BQK ka nxjerrë nga qarkullimi 165 mijë monedha 500 euro që është 83 milionë euro. Për një ekonomi të Kosovës sa do të thotë kjo për sigurinë e transaksioneve”, tha Bislimi.

Po ashtu, Bislimi tha se rregullorja e BQK-së merret edhe me mbrojtjen e qytetarëve nga qarkullimi i monedhave false.

Ai theksoi se duhet vendosur ligjshmëri për importin dhe eksportin e valutave të ndryshme dhe jo vetëm dinarit.

“Pjesa e dytë ka të bëjë me mbrojtjen e  konsumatorëve nga qarkullimi i monedhave false. Kohëve të fundit kemi një atakim, që s’vije nga Kosova, por nga vendet fqinje. E treta ka të bëjë me importin dhe eksportin e monedhave në tërësi, jo vetëm euros, por edhe dollarin, lekun e dinarin etj. Për të cilat duhet të vendoset një ligjshmëri. Kjo është kërkesë edhe e Procesit të Berlinit, ku kërkohet përdorimi i mekanizmit nga të gjitha vendet i Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Ndryshe, çështja e dinarit është bërë kryetemë politike në vend. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

O’Brien kishte deklaruar se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika