Maqedonci pritet në takim nga homologu finlandez, diskutojnë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe homologu finlandez, ministri i Mbrojtjes së Finlandës, Antti Häkkänen, në takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të homologut të tij finlandez, Antti Häkkänen, kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Maqedonci e ka njoftuar ministrin Häkkänen rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe e ka informuar rreth zhvillimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe nevojës për mbështetje nga partnerët gjatë kësaj periudhe.

“Ministri Häkkänen theksoi se Finlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së luftës së drejtë të popullit të Ukrainës, si dhe mundësitë për bashkëpunimin në mes të vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes së Finlandës, ministri Maqedonci zhvilloi takime edhe me drejtuesit e Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes dhe Burimeve Materiale. Gjatë vizitës në Finlandë vizitoi edhe Qendrën e Eksellencës së NATO-s dhe BE për kërcënimet hibride (Hybrid CeO). Me drejtoreshën e kësaj qendre diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim përballimin me kërcënimet hibride”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika