Shri Lanka u kërkon fermerëve të mbjellin më shumë oriz në mes të krizës

Ministri i Bujqësisë së Shri Lankës u ka kërkuar qytetarëve të vendit të shtojnë sasinë e mbjelljes së orizit duke qenë se vendi po përballet me një krizë ushqimi

Shri Lanka u ka bërë thirrje fermerëve të kultivojnë më shumë oriz pasi po përballet me krizën e saj më të rëndë ekonomike në më shumë se 70 vjet.

Ministri i Bujqësisë së vendit ka bërë këtë thirrje, pasi ka thënë se “situata ushqimore e vendit po përkeqësohet”.

Gjithashtu, të martën, qeveria rriti taksat për të ndihmuar në pagimin e blerjeve kritike, duke përfshirë karburantin dhe ushqimin.

Kombi ishull me 22 milionë banorë është goditur rëndë nga pandemia, rritja e çmimeve të energjisë dhe shkurtimet populiste të taksave.

Mungesa kronike e valutës së huaj dhe rritja e inflacionit ka çuar, gjithashtu, në mungesën e ilaçeve, karburanteve dhe sendeve të tjera thelbësore.

Ministrja e Bujqësisë, Mahinda Amaraweera, u ka thënë gazetarëve “është e qartë se situata e ushqimit po përkeqësohet”.

Kriza ushqimore ka krijuar panik tek qytetarët e Shri Lankës

“Ne kërkojmë nga të gjithë fermerët që të hyjnë në arat e tyre në pesë deri në dhjetë ditët e ardhshme dhe të kultivojnë oriz”, ka shtuar ajo.

Zyrtarët e Sri Lankës kanë kërkuar mënyra për të rritur prodhimin e ushqimit, pasi kryeministri Ranil Wickremesinghe ka paralajmëruar për mungesa të rënda ushqimore deri në gusht.

Vendi po aplikon, gjithashtu, për ndihmë nga një bankë ushqimore e Azisë Jugore, e cila ka furnizuar oriz dhe mallra të tjera për vendet në nevojë, ka raportuar gazeta “Financial Times”.

Komisioneri i Ushqimit, Krishnamoorthy i tha gazetës në një intervistë se departamenti i saj “sapo kishte filluar procesin” për t’i kërkuar Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal (SAARC) për “ndihmë nga banka ushqimore”.

Krishnamoorthy ka shtuar se Shri Lanka po kërkonte rreth 100,000 tonë metrikë ushqim në formën e donacioneve ose shitjeve të subvencionuara.

SAARC është një grupim prej tetë shtetesh në Azinë Jugore. Ai përfshin Shri Lankën dhe Indinë, e cila po shfaqet si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shri Lanka.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika