Kryetari i Vushtrrisë tregon pse nuk i shkoi në takim Kurtit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se për arsye shëndetësore nuk ka marrë pjesë në takimin me kryetarët e organizuar nga kryeministri Albin Kurti

Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka mbajtur një takim me kryetarët e komunave, ku nga 38 prej tyre kanë marrë pjesë vetëm 15 kryetarë të komunave.

Njëri prej tyre që nuk mori pjesë në këtë takim ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Mirëpo, për emisionin “FIVE” ai ka thënë se për arsye shëndetësore nuk ka mundur të marrë pjesë në takim, por ka dërguar një përfaqësues.

“Unë e kam dërguar përfaqësuesin, dhe kam treguar që kam pasur një intervenim kirurgjik dhe jam në pushim mjekësor në shtëpi, kjo ka qenë arsyeja, pasi përndryshe do të isha edhe unë në takim me kryeministrin, por e kam delegu drejtorin e Arsimit të Komunës së Vushtrrisë dhe ai m’i ka sjellë të gjitha informatat”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Idrizi ka thënë se kanë një bashkëpunim të mirë me ministritë e linjës të Qeverisë së Kosovës dhe se këtë vit kanë aplikuar me disa projekte.

“Nuk e di tash secila komunë i ka ato kërkesat e veta sa i përket komunës sonë, ne edhe në vitet e kaluara kemi pasur një bashkëpunim të mirë edhe me ministritë e linjës së Qeverisë së Kosovës edhe këtë vit kemi aplikuar me disa projekte në Ministrinë e Infrastrukturës në Ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe në ministri tjera. Domethënë, presim që këto ditë do ta takojmë ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu ose zëvendësministrin e tij dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe besoj që kemi me i marrë edhe projektet për këtë vit”, ka thënë Idrizi.

Ndërsa, i pyetur nëse është i kënaqur me atë që Qeveria ka ndarë grante dhe të tjera, ai ka thënë se asnjë komunë nuk dëmtohet sa u përket granteve qeveritare, sepse është e përcaktuar për kokë banori.

“Ndërkaq sa i përket investimeve të tjera që janë ndarë, kam parë komuna të tjera që janë ankuar, përndryshe ne vitin e kaluar kemi marrë një pjesë të tyre, por zakonisht ne aplikojmë me fondet e bashkëfinancimit dhe po presim që tash të bashkëfinancojmë me ministri me disa projekte. Këtë rast kemi dërguar një projekt që është rruga dhe shtrati i lumit të Studimes, se e meriton ai lokalitet, sepse kanë ndodhur masakra më e madhe aty e 116 civilëve shqiptarë dhe po mendojmë ta bëjmë një investim dhe besoj fuqishëm që do të na mbështet edhe Qeveria”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të takohet edhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për fshatrat e pjesës lindore, disa prej të cilave nuk kanë ujë të pijshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika