Granit Shala do të synojë titullin e Evropës ‘EBU’ në kategorinë e rëndë në boks.
Boksieri nga Kosova do të ndeshet me britanikun, Joe Joyce.
Kjo përballje do të zhvillohet më 14 prill.
Ndërsa, më 29 shkurt do të përcaktohet nëse meçi do të zhvillohet në Berlin ose Londër.
Shala ka 15 fitore dhe asnjë humbje si boksier profesionist.
Nga 15 fitoret pesë prej tyre i ka me nokaut.
27-vjeçari e zhvillon karrierën në Gjermani, por në rast të një triumfi ndaj Joyce mund ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.