Murtezaj ka thënë se tashmë ATK ka marrë një sërë veprimesh duke përgatitur një projekt për vitin 2022. Krijimi i videove dhe postimeve të ndryshme në rrjetet të sociale ka bërë që shumica e njerzve të përfitojnë prej tyre si dhe është një prej trendeve kryesore të cilën kohët e fundit njerëzit e përdorin për përfitim.
Duke e parë këtë “Administrata tatimore e Kosoves” ka bërë me dije qe të gjithë ata të cilët dëshirojnë që të përfitojn nga rrjetet sociale do t’i paguajnë tatim shtetit.
Ne kemi kontaktuar edhe me Zëdhënësen e Administrates Tatimore të Kosovës, Valdete Bytyqi-Sefa, e cila ka thënë për Portali D se kjo procedurë veç se është në përpunim e sipër dhe se shumë shpejt do të fillojë me këtë projekt.
Deri tash, të gjithë ata që me anë të kësaj forme kanë përfituar diçka dhe nuk i kanë paguar tatim shtetit, ky veprim do të ndryshojë brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Kjo, pasi ATK tanimë ka në dorë një softuer të sofistikuar analitik MKCVI, që gjurmon, analizon dhe nxjerr të dhëna të sakta mbi paratë që ata inkasojnë nga rrjete sociale si TikTok, YouTube, Facebook, Web -faqet etj.
Gjithashtu, për ta menaxhuar më mirë këtë projekt ATK-ja do të bashkpunojë së bashku me NJIF (Njesia e Inteligjences Financiare).