Një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj, është pa shenja jete.
Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është vërejtur rreth orës 20:00 nga një patrullë policore e autostradës në shiritin emergjent të autostradës “Arbër Xhaferi” në kilometrin e 24-të.
“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori” ka thënë Krasniqi për Dukagjinin.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti mbetet nën hetime.