Dëshmitari Kurtaj thotë se deri pas luftës s’ka pasur njohuri për strukturën e UÇK-së

Dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZSP), me kodin W04576, Hajrush Kurtaj, po vazhdon dëshminë e tij edhe të enjten në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kurtaj tha se nuk e di si është bërë Shukri Buja komandant i zonës Operative në Nerodime.

Dëshmitari po vazhdon ta marrë në pyetje avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, i cili në fillim të pyetjeve të tij u fokusua te kyçja e dëshmitarit në UÇK, emërimet e komandantëve të Brigadës 162 në Kaçanik, për strukturën e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes dhe komandantin e kësaj zone, Shukri Buja.

Dëshmitari tha se në UÇK është kyçur vullnetarisht dhe se lidhur me kyçjen e tij, ai ka diskutuar me vëllanë e vet, Xheladin Kurtaj, që sipas tij, tani është Hero i Kobit dhe me komandantin e atëhershëm të Brigadës 162, Agim Bajramin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas dëshmitarit, ai nuk ka pasur njohuri deri pas lufte për strukturën e UÇK-së në Nerodime dhe as si ishte emëruar komandant i saj, Shukri Buja.

Po ashtu, Kurtaj tha se nuk e di si dhe kush e kishte emëruar Agim Bajramin komandant të Brigadës 126, dhe as Qamil Ilazin që e zëvendësoi Agim Bajramin pas rënies së tij në fushëbetejë.

Ashtu si dje, edhe sot, seancën përmes video-idhjes është duke e përcjellë gjykatësi Christoph Barthe dhe Jakup Krasniqi.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika