Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se kanë hapur faqe zyrtare në platformën TikTok.
Përmes një njoftimi, në një tjetër platformë, Facebook, UP-ja i ka inkurajuar studentët t’i ndjekin në TikTok.
“UP me kënaqësi njofton hapjen zyrtare të faqes së tij në platformën TikTok! Ju inkurajojmë të na ndiqni për përvojë të veçantë dhe për të qenë pjesë e bashkësisë sonë edhe në këtë platformë inovative. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, thuhet në njoftim.