Haziri: Kryeministri Kurti i ka ndërruar metodat, por jo edhe qëllimet politike

Lutfi Haziri theksoi se kryeministri Albin Kurti i ka ndryshuar metodat e tij, por jo qëllimet politike. “Kurti i ka ndryshuar metodat dhe jo qëllimet politike. Duke i ndryshuar metodat, ndërkombëtarët shkaktuan pritje, njëjtë si populli. Tani po lexohet drejt dhe nuk mund të befasohet për asgjë,” tha ai

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për raportet me ndërkombëtarët.

Haziri në “Debat Plus” tha se fillimisht ndërkombëtarët menduan se Kurti ka ndryshuar, por që, sipas tij, kjo nuk u doli ashtu.

Ai theksoi se Kurti i ka ndërruar metodat, por jo edhe qëllimet politike.

“Kurti i ka ndryshuar metodat dhe jo qëllimet politike. Duke i ndryshu metodat, ndërkombëtarët shkaktuan pritje, njëjtë edhe popullit i shkaktoi pritje. Tash po lexohet drejt, tash nuk mund të befasohet për asgjë”, tha ai.

Haziri u shpreh se çështja e dinarit serb është barazuar tashmë me sulmin në Banjskë.

“Ne jemi mundësu që paratë po shkojnë për financim të terrorizmit, dhe grupeve që po sulmojnë. E kemi humbë argumentin. Nuk e kemi kapitalizu, kemi dështu dhe e kemi barazu një dinar në qarkullim me diçka që është shumë e madhe, që ne Serbisë duhet me ia atribu që strehon terroristë dhe jo vetëm financon”, tha ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika