Zelensky në Tiranë, Rama: Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë pjesë e samitit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 28 - 29 shkurt në Tiranë. Lidhur me këtë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, është shprehur se Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

“Ukraina, një krim lufte”, ishte ekspozita me dëshmi pamore e agresionit rus e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministrinë e Shqipërisë.

Për kreun e Qeverisë së Shqipërisë, kjo ekspozitë vjen në vigjilje të vizitës së presidentit ukrainas në Tiranë, Volodymyr Zelensky, i cili do jetë pjesë e samitit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 28 – 29 shkurt.

“Vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër është edhe një vizitë, e cila do të kulmojë me një Samit të vendeve të Europës Juglindore për Ukrainën ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Europës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkë-organizator së bashku me mua, për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme”, ka thënë Rama.

Edhe një herë Rama ripërsëriti mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas.

“Siç dihet botërisht, Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, ka të drejtën e të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit dhe të Kushtetutës demokratike dhe ndërkohë që agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekja për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën dhe është një përplasje mes, në fakt, dy botësh”, ka thënë Rama.

Ekspozita e veçantë me 50 fotografi është pjesë e librit “Ukraina, një krim lufte”, një dokument historik i vitit të parë të agresionit rus ndaj ukrainasve me histori reale të të mbijetuarve dhe të dëshmitarëve të mizorive. /TV Klan

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika