Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës të Shqipërisë, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka kryer vrasjen e babait të saj.
Trupi i 50-vjeçarit është gjetur pas 10 ditësh të hetimeve, i varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij.
Pas denoncimit të 25-vjeçarit H.M, babai i të cilit ishte zhdukur, policia nisi hetimet dhe gjeti automjetin e 50-vjeçarit në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari ishte vrarë në banesën e tij dhe vajza e tij, 19-vjeçare, është arrestuar si autore e dyshuar e vrasjes.
Motivi i vrasjes, sipas deklaratës së vajzës, ishte nxitja për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare, raporton Top Channel.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.
Trupi i i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizën e mëtejshme.
Materialet procedurale janë dorëzuar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.