Konjufca kërkon të rritet pjesëmarrja e grave në politikë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se pjesëmarrja e grave në politikë duhet të rritet, derisa ka shtuar se përfshirja e grave në procese të paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe dhe demokracinë e qëndrueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Foto: EO

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor” ka thënë se ndonëse ka shumë gra të përfshira në politikë, numri i tyre është larg nga ai burrave, dhe kjo, siç tha ai, duhet të ndryshohet.

“Përfshirja e grave në procese të paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe dhe demokracinë e qëndrueshme. Kemi një numër të madh të grave të përfshira në politikë dhe sektorin e drejtësisë e sigurisë, ndonëse numri i tij është larg nga ai i burrave dhe kjo duhet të ndryshohet”, ka thënë Konjufca.

Konjufca, presidenten Vjosa Osmani e ka quajtur si shtysë e madhe për gratë në Kosovë. Ai ka përgëzuar grupin e grave deputete që pavarësisht dallimeve partiake, po punojnë për promovimin e fuqizimit të grave.

“Mirë që është Kuvendi i Kosovës që na ka mbledhur sot për ta trajtuar këtë temë siç është për rolin e kuvendeve në zbatimin e rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Dua ta përgëzoj grupin e grave deputete që pavarësisht dallimeve partiake, po punojnë fuqishëm për promovimin e fuqizimit të grave në sferën politike e publike. Ky aktivitet është dëshmia më e mirë e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë tutje se agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat.

“Agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë. Kosova është shembulli më i mirë i përkushtimit për përmbushjen e agjendave globale, pavarësisht faktit që jemi shpesh të kufizuar për t’i dhënë zë këtyre organizmave në të cilat ende s’jemi anëtarë”, ka shtuar kryeparlamentari.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika