Parisi sërish zë vendin e parë si qyteti më i bukur në botë

Paris

Një renditje e re e këtij viti, ka votuar Parisin si qytetin më të bukur në botë.

Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti francez u kurorëzua destinacioni i zgjedhur për udhëtarët nga e gjithë bota. Këtë rënditje të qyteteve më të mira në botë e ka klasifikuar Euromonitor International.

Qyteti i Dritës (La Ville Lumiere), u vlerësua kundër të gjithë rivalëve të tij në më shumë se 50 kritere të ndryshme.

Këto përfshinin turizmin, cilësinë e infrastrukturës, tërheqjen e saj për udhëtarët e huaj dhe shumëllojshmërinë e ofertës së saj kulturore.

Parisi qëndron përpara 99 rivalëve të tij, një ndihmë e mirëpritur për qytetin, pasi aktualisht po përgatitet të presë Lojërat Olimpike në 2024.

Qytetet evropiane dominojnë në renditjen e qyteteve më të mira në botë

Bota e Vjetër ka ende një të ardhme të ndritur përpara. Nga 20 qytetet më të mira në renditje, 12 janë evropianë.

Nga rrugët historike të Berlinit, Romës dhe Londrës, në klimën e ngrohtë dhe me diell të Madridit, Milanos, Barcelonës dhe Lisbonës, këto metropole sjellin një ofertë unike kulturore, arkitekturë të njohur dhe gastronomi me famë botërore.

Megaqytetet aziatike po bëhen gjithnjë e më tërheqëse

Shpesh më moderne se qytetet evropiane, megaqytetet e Azisë Juglindore janë gjithnjë e më të njohura për udhëtarët. Vitet e fundit, Seuli, Tokio, Singapori dhe Hong Kongu janë bërë destinacione të njohura për pushuesit.

Listat e Euromonitor konfirmojnë këtë prirje, me të gjitha këto qytete të botës që arrijnë në top 20.

  • Paris, Francë
  • Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Madrid, Spanjë
  • Tokio, Japoni
  • Amsterdam, Holandë
  • Berlin, Gjermani
  • Romë, Itali
  • Nju Jork, Shtetet e Bashkuara
  • Barcelona, Spanjë
  • Londër, Mbretëria e Bashkuar
  • Singapor
  • Mynih, Gjermani
  • Milano, Itali
  • Seul, Koreja e Jugut
  • Dublin, Irlandë
  • Osaka, Japoni
  • Hong Kongu
  • Vjenë, Austri
  • Los Anxhelos, Shtetet e Bashkuara
  • Lisbonë, Portugali

Të fundit nga rubrika