Zelensky: 343 fëmijë janë vrarë në luftë dhe rreth 200 mijë të tjerë janë rrëmbyer nga ushtria ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka dhënë një deklaratë, ku tregon për dhunën dhe agresionin rus që nuk i kursen as fëmijët

Presidenti i Ukrainës VOLODYMYR ZELENSKYY

Presidenti ukrainas Volodmymyr Zelensky ka bërë të ditur se rreth 343 fëmijë janë vrarë nga forcat ruse si pasojë e luftës, dhe se 200 mijë të tjerë janë marrë me forcë për në Rusi. Duke përfshirë fëmijët nga jetimoret dhe fëmijët të cilët janë ndarë nga prindërit për shkak të luftës.

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve që ishte dje (1 Qershor), Zelensky bëri një deklarim nëpërmjet një video në faqen e presidencës, ku deklaroi se 343 fëmije janë vrarë, 446 të tjerë janë të lënduar dhe 139 janë të zhdukur. Raporton The Guardian.

Në oborrin e shtëpisë së tyre, Vlad, 6 vjeç, qëndron pranë varrit të nënës së tij, e cila vdiq, në periferi të Kievit, Ukrainë.

Ndërsa, në lidhje me 200 mijë fëmijët që besohet se janë marrë me forcë në Rusi, ai ka thënë se “Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht të vjedhë njerëzit, por t’i bëjë ata që dërgohen në Rusi të harrojnë Ukrainën dhe të mos mund të kthehen.”

Ai tutje shtoi se “Ukraina nuk mund të pushtohet, se populli ynë nuk do të dorëzohet dhe fëmijët tanë nuk do të bëhen pronë e pushtuesit”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika