Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur shtëpinë e një çifti të premten në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Në raportin e policisë thuhet se personat e maskuar i kanë grabitur dy zinxhirë të arit dhe para të gatshme viktimave.
Çifti ka pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Teksa policia në vendngjarje ka gjetur një gëzhojë dhe një fishek.
“Raportohet se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur nga qafa dy zinxhir të arit dhe para të gatshëm nga dy viktimat- mashkull dhe femër kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.