Vlerësohen si tendencë për përçarje “veprimet” e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës të merret me problemet e brendshme e të mos anojnë te asnjëra parti

Përzierja në veprimet politike në Maqedoni të Veriut nga kryeministri Albin Kurti po konsiderohen nga analistët politikë si përçarje dhe tendencë për të përzgjedhur pushtetin atje.

Ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës të merret me problemet e brendshme e të mos anojnë te asnjëra parti.

Analisti politik, Ismail Tasholli thotë për Ekonomia Online se kjo përzierje në zgjedhjet e Albin Kurtit në zgjedhjet atje, është praktikë që krijon shembullin e “fesateve”.

“Nuk ka të drejtë sepse janë territore tjera, Kushtetuta tjera edhe tjera kontekste juridike. Kjo përzierje është praktikë që krijon shembullin e ‘fesateve’ dhe përçarjeve të panevojshme. Paramendoni një situatë sikur ata të krijonin një parti brenda territorit të Kosovës ose edhe Tirana të përcillte të njëjtën praktik dhe të krijonte po ashtu këtu parti politike dhe keni parasysh rezultatet e një përçarje totale”, u shpreh Tasholli.

Kritika për këtë qëndrim të Kurtit ka edhe analisti tjetër politik, Arbnor Sadiku, veçse këtë rol thotë se do duhej ta luante Shqipëria. Ai rekomandon që kryeministri të merret me problemet e brendshme.

“Unë mendoj që është një gabim sepse vet shteti i Shqipërisë nuk është duke ndërhy në Maqedoni të Veriut kurse Kosovës i ka dal rend ku ne kemi ende problemet tona thash edhe më parë nuk e kem shtetësinë ende të përfunduar të kryer në kuptimin që nuk jemi pranuar në organizatë të Kombeve të Bashkuara kemi probleme me shtyrje sovranitetit të plotë në veriun e Kosovës kemi mosmarrëveshje të hapura me Serbin e tashti përzihemi ne në punët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht tek partitë shqiptare atje, ku konsideroj që është e pavend sepse këtë rol do duhej ta lunte Shqipëria”, thotë Sadiku.

Ai thekson se institucionet kosovare nuk duhet të anojnë për pushtetin në Maqedoni të Veriut, teksa e sheh si tendencë që Ali Ahmeti ta humb pushtetin.

“Faktikisht shkakton një përçarje dhe më një farë forme e pengon atë rezonimin qytetarë të brendshëm atje, si me thënë konkurrencën e lidhë edhe demokracinë atje sepse vetë fakti që mund të mbahet edhe domethënë në njërën palë ose tjetrën i bie që po krijohet njëfarë lloj një anësie për ndryshuar pushtetin atje. Pra opozita për të humbur Ali Ahmeti pushtetin dhe për të ardhur opozita e shqiptarëve në pushtet dhe aq më tepër me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Kosovës, gjë që këtë rol do duhej nëse do duhej dikush ta lunte do të ishte qeveria e Shqipërisë shteti shqiptarë jo Kosova sepse Kosova ende i ka problemet e saj përbrenda”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika