Ende punë për t’u bërë deri te trajtimi i barabartë i komuniteteve pakicë

Pjesëtarë të komuniteteve, në pozita të ndryshme përfshirë ministra e deputetë, vlerësojën se ende duhet angazhim për t’u bërë trajtim i barabartë i pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në vend. Pavarësisht se për këtë çështje, sipas një ministri që vjen nga radhët e një komuniteti pakicë, ka pasur më shumë angazhim të qeverisë

Nuk janë të rralla raportimet për diskriminim të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

E ndonëse mostrajtimi i barabartë i tyre vlerësohet të ketë rënie, i njëjti nuk është në nivel të duhur.

“Trajtimi kur vjen puna te komunitet shumicë nuk është ende në nivel të kënaqshëm në aspektin e barazisë dhe për atë ngrisim zërin, punojmë në baza ditore që në secilin institucion, edhe pjestarët e komuniteteve të trajtohen barabartë sepse në fund t՞ ditës edhe ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Fridon Lala, anëtar i Komisionit për të drejtat e komuniteteve dhe kthim.

Deputeti Fridon Lala vlerëson se mostrajtimi i barabartë i komuniteve haset më së shpeshti në çështjet e punësimit çka sipas tij, të shpien tek probleme të tjera sociale.

Por edhe puna brenda institucioneve, edhe atyre që trajtojnë konkretisht këto probleme, has në telashe që shkaktohen nga pjesëtarë të komuniteteve të tjera.

“Tek Komisioni për të drejtat e komuniteve dhe kthim kemi pas probleme që nga fillimi për shkak se shumica e atij komisioni përbëhet nga deputet të ListëS Serbe për të cilët është e ditur që bojkotojnë punën në Kuvend dhe institucionet e Kosovës mirëpo prapë brenda grupit përfaqësuesit e komuniteteve të tjera jo shumicë serbe dhe përfaqësues të partive politike shqiptare kemi një kohezion, një punë të përbashkët ku nuk ka dallime partiake e politike dhe po mundohemi që brenda kompetencave tona t’bëjmë punën tonë më të mirë”, ka shtuar Fridon Lala, anëtar i Komisionit për të drejtat e komuniteteve dhe kthim.

Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, që vjen nga radhët e komunitetit egjiptian, thotë se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.

“Trajtimi i komuniteteve vazhdon të jetë në nivel jo të kënaqshëm, në përmisimin e të cilit angazhohemi në baza ditore. Si qeveri, përmisimin e mirëqenies së grupeve në nevojë e kemi pasë njërin nga prioritetet tona, e cila dëshmohet me projekte e investime konkrete me bazë në komunitet. Sidoqoftë, na pret punë e angazhim i përbashkët që trajtimi i komuniteteve jo-shumicë të përmisohet në institucione të niveleve të ndryshme si dhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare”, ka thënë Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Së fundmi, një 4-vjeçare ka ndërruar jetë në QKUK pas trajtimit të marrë paraprakisht në Spitalin e Gjakovës. Prindërit e saj janë ankuar për neglizhencë.

Dy vite më parë, dy prindër nga Graçanica ishin ankuar për neglizhencë të pediatrit në qendrën shëndetësore lokale pas përkeqësimit të gjendjes së foshnjës 11-muajshe të tyre. Ata konsideronin se ishin diskriminuar, meqë ishin pjesëtarë të komunitetit rom.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika