Tahiri për aferën 1.1 milion euro: Qeveria Kurti po tregon fytyrën e vërtetë

Keqpërdorimi dhe abuzimi i jashtëligjshëm, ngjashëm “si edhe afera të tjera korruptive që po dalin në shesh për çdo ditë”, sipas deputetit Tahiri “tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj karshi ligjit e qytetarëve”

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Abelard Tahiri, teksa ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, e ka quajtur të pabesueshme guximin që sipas tij “kanë filluar të abuzojnë me paranë publike ministrat e qeverisë aktuale”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se dy ministra protagonistë të një afere të tillë, ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Fikrim Damka, “i keqpërdorën 1.1 milion euro, duke i ndarë këto para jashtëligjshëm ndaj një OJQ-je”.

“Është e pabesueshme se me çfarë guximi kanë filluar të abuzojnë me paranë publike ministrat e Qeverisë Kurti, duke mos u tunduar të dinë për ligjin, lere më t’iu nënshtrohen ligjeve kur është fjala për shpërndarjen e parave të taksapaguesve të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Keqpërdorimi dhe abuzimi i jashtëligjshëm, ngjashëm “si edhe afera të tjera korruptive, që po dalin në shesh për çdo ditë”, sipas deputetit Tahiri tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj karshi ligjit e qytetarëve.

“Kjo aferë, përveç që shpërfaq paaftësinë institucionale të kësaj qeverie, shpërfaq edhe vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin, dhe se paranë publike e konsiderojnë si mjet për të mbuluar deficitet e tyre të gjithanshme, pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie për to, e për mënyrën se si shpenzohen ato”, shtoi ai.

Ndryshe, PDK, të mërkurën e një qershorit, përmes një konference për media ka pretenduar se ministrat, Donika Gërvalla-Schëarz dhe Fikrim Damka kanë keqpërdorur 1.1 milion euro.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në konferencë

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se lidhja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it, ka qenë e kundërligjshme, përmes së cilës sipas saj është dëmtuar buxheti i shtetit.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të së cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro”, ka thënë ajo.

Kjo marrëveshje është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar, por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Donika Gërvalla–Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka vijuar deputetja Musliu-Shoshi.

Sipas Shoshit, nënshkrimi i atij memorandumi bashkëpunimi me Caritasin ka qenë i paligjshëm, për shkak se kjo organizatë është regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike.

“Memorandumi është nënshkruar më 16 gusht 2021 nga ministri Damka dhe Caritasi. Statusi ligjor i këtij të fundit është organizatë joqeveritare e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike. Në këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin ne fuqi që shpenzimi i buxhetit të bëhet në mënyrë siç është vepruar në këtë proces”, ka thënë ajo.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve të hetuesisë që të merren urgjentisht me hetimin e këtij rasti.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika