Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth derbit të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës, që përfundoi 0:0.
Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, aludoi pas ndeshjes se gjyqtari kryesor, Dardan Çaka, është dashur të akordojë penallti, në një rast në fund të sfidës.
Por, të njëjtin mendim nuk e ka edhe eksperti i referimit, Hajriz Hajdari.
“S’kemi të bëjmë me penallti, pasi lojtari mbrojtës është përpara jo lojtari sulmues. Këtu Dardani ka lejuar loja të zhvillohet, por përkundrazi nëse është dashur të gjykohet kjo është dashur të jepet faull në sulm. Mendoj që ka vepruar shumë drejtë. Nuk kemi të bëjmë me penallti fare,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.