Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth rasteve diskutabile javëve të fundit në Superligën e Kosovës.
Leci i ka cilësuar gabime amatoreske të gjyqtarëve, vendimet e tyre në të mirë të Dukagjinit.
“Gjithmonë te Dukagjini ka probleme, interesant. Gjithmonë sikur i japin kahje pak ndryshe, nuk domethënë vetëm Dukagjini çdo vit me dalë në Evropë se nuk ndalet dielli me dal Dukagjini çdo vit në Evropë, edhe me bo gabime amatoreske referët me shty lojën shtesë, mbi shtesë, për me dhënë gol Dukagjini. I pëlqej, s’i pëlqej, Dukagjini kështu është,” tha ai.
Në ndeshjen në mesjavë mes Dukagjinit dhe Lirisë gjyqtari kryesor, Vigan Ibërdemaj, kishte dhënë pesë minuta lojë shtesë.
Teksa, penalltia që vendoi për fitoren e klinasve, me rezultat 2:1, u akordua në minutën e 98-të. Për këtë kishte reaguar ashpër edhe klubi i Lirisë.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.