Osmani: Forumi i Grave, i Paqes dhe i Sigurisë po rikthehet më 15 prill

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Forumi i Grave, i Paqes dhe i Sigurisë pritet të mbahet më 15-16 prill në Prishtinë, duke ftuar pjesëmarrësit nga e gjithë bota për të diskutuar çështjet që ndikojnë në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe të vajzave në nivel global

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Forumi i Grave, i Paqes dhe i Sigurisë do të rikthehet dhe do të mbahet më 15-16 prill në Prishtinë.

Ky forum hap dyert për pjesëmarrësit nga e gjithë bota, me qëllim që të adresohen çështjet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe të vajzave në mbarë botën.

Presidentja Osmani ka ndarë këtë njoftim në platformën X dhe, sipas saj, forumi do të ofrojë një platformë për diskutime dhe veprime lidhur me çështjet e grave dhe të vajzave, duke adresuar sfidat dhe duke promovuar paqen dhe sigurinë.

“Forumi i Grave, Paqes dhe Sigurisë po rikthehet! Më 15-16 Prill 2024, Prishtina do të hapë dyert e saj për pjesëmarrësit nga e gjithë bota për të adresuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe vajzave në mbarë botën”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Gjithashtu, presidentja ka publikuar një video, në të cilën i quan vajzat dhe gratë heroina, dhe bën thirrje për angazhim global për përmirësimin e kushteve të tyre në shoqëri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika